I ndiej hapat qe afrohen cdo here e me shume drejt meje. Hapa te rende, te patrembur, te frikshem, te lig. Hap syte dhe shikoj serish fytyren e tij, ka nje maske te bardhe, pak te buzeqeshur, me vetulla te rrudhura dhe me ball poashtu. Pertej asaj maske, e vetmja gje qe duket e vertete jane syte, te zinj, sikur brenda tyre mbajne ferrin, si nje pus i thelle te cilit ke frike t'ia gjesh fundit, sepse ndoshta nuk do ja gjesh dot kurre.
:Kush je?, e pyes me gjysem zeri.
:Jam ai, qe ke kerkuar gjate gjithe kohes, erdha per ty... ma kthen dhe fillon te qeshi me ze te larte.
E pyes pse qesh por ai nuk pushon. Me pas hesht dhe u afrohet edhe me teper.
:Sepse do te vras edhe ty, me thote i nervozuar, sikur ka nje urrejtje te tmerrshme brenda vetes.
Veshur ka nje kemishe te bardhe, te lyer me gjak, mbi te cilen gjendet nje gjurme dore e vogel, nje gjurme me gjak.
:Babi, te dua shume! degjova zerin e vogelushes time. Hap syte dhe perballe meje po qendron nje grua, e mbeshtjellur me nje mbulese te bardhe dhe me floket vjeshtarak te derdhura mbi supe.
Kuptoj se pak me pare isha ne enderr, por endrra nuk eshte me e cuditeshme se gruaja qe po qendron ne kembe perballe meje.
Ka fytyre te embel, te ngrohte, te dashur, si nje petale luleje, qe s'mund te beje kurresesi keq.
Syte i ndricojne nga drita e jashtme e rruges, faqe pakez te mbushura dhe qafe te holle.
:Kush jeni ju?, e pyes, ajo ngre pak supet, duart i ka te kryqzuara mbi gjoks, ndersa trupi saj i gjate rri drejt.
:Jam Marina fqinja e re, mendova mos jane futur per te vjedhur sepse pash deren qe ishte e hapur, me thote me ato buze te holla.
:Une jam Zhak, kjo eshte shtepia ime.
:Te njoha sapo te pash, me kane treguar fqinjet per ju dhe kam pare shume shkrime neper gazeta me fytyren tuaj si personazh. Nuk kisha per qellim t'ju shqetesoja, po me thote ajo nderkohe ndermend me vijne gazetat qe lexoja ne spital, qe hidhnin dyshime se mos isha une qe kisha vrare familjen time!
:Asnje shqetesim! i them dhe e shikoj ne sy, ndoshta per te arritur te dalloj ngjyren dhe shpirtin e tyre, njerezit dallohen lehte nga syte, por drita qe vinte nga rruga nuk ishte e mjaftueshme per te dalluar syte e saj, te cilet shkelqenin por nuk dalloheshin.
:Naten e mire atehere Zhak.
Po largohet, shikoj kembet e saj te gjata dhe te zbuluara fare pak lart gjunjve. Dera u terhoq fort aq sa u shkund e gjithe shtepia.
Syte po me mbyllen serish, jane kaq shume te lodhur, pak nga pak po humbas ne pavetdije.
Eshte mengjes, te pakten keshtu duket nga drita qe deperton nga dritarja. Nje pellumb ka ndaluar ne telin e rrobave qe ndodhet ne ballkon, sa kohe kisha pa pare nje pellumb, me ne fund dicka e bukur qe syte mund te shikojne, dicka qe percjell paqe dhe qetesi ne shpirt.
Duhet te ngrihem, sepse do shkoj ne polici te marr detaje dhe raporte se deri ne c'pike jane hetimet per te zbardhur ceshtjen.
Ora shenon 08:23, vesh corapet qe gjej ne sirtarin e pare, ne te cilin ajo i vendoste gjithmone, kanatjere te bardhe, nje kemishe blu dhe kepucet e mbytura nga pluhuri.
Po zbres shkallet, ne duar kam canten time te zeze.
:Mirmengjes, i thashe nje vajze te re qe po ngjiste shkallet, por me nje shikim te cuditur me beri te ndihem si i dale jashte mode, e njejta gje ndodhi edhe me nje djale! Jane po ata njerez qe para pak vitesh i lash femije dhe qe cdo mengjes me pershendesnin, por jo vetem ata, por edhe te medhenjte nuk pershendesnin me. Pershendetjet paksen dale jashte mode, dikur pershendeteshim me njerezit sa here i shikonim, ndersa sot qenka fyerje!
Jam ne mes te rruges, mes njerezve, te cilet ecin, por duken sikur nuk dijne se ku po shkojne.
Nuk e kuptoj kete gje, perballe kam nje vajze rreth 14 apo 15 vjece, ka te veshur nje pale geta te zeza dhe paksa te trasha, te cilat i jane futur mes bythve dhe nuk po e kuptoj qellimin e kesaj veshje! Duhet te jete me siguri moda, te vishesh me nje cope te holle lecke dhe pa mbathje, nuk po me zene syte nje femije me fund apo fustan.
Sapo u futa ne nje kafene, eshte plot me njerez, ne fakt plot me te rinj dhe te reja. Asnje i moshuar, vetem une, nje 36 vjecar, qe po ndihem i moshuar mes ketyre te rinjve.
I shoh te gjithe dhe duken kaq shume te buzeqeshur. Nje vajze me kacurela po i flet shoqes se saj, por ajo nderkohe po merret me celularin, por me koke pohon cdo gje qe shoqa e saj i thote, me pas shikoj nje tjeter tavoline dhe eshte e njejta gje dhe brenda pak sekondave shikoj se te gjithe kane nga nje celular neper duar dhe merren me te!
Po cmendem!
Me duket sikur kam ardhur ne nje tjeter bote, ne nje tjeter epoke! Dreqin, kane kaluar vetem 5 vite jo 100.
:Cfare do merrni?, me nderpret mendimet pyetja e nje vajze te embel, e cila mbante ne dore nje bllok!
:Nje kafe te lutem!
:Patjeter.
Prita pak dhe vajza nuk vonoi te me sillte kafen.
I shtyre nga menyra sesi ajo ishte, e qeshur dhe shume e komunikushme ne pamje te pare, guxoj ta pyes
:Kafeneja jote eshte?
:Jo, me pergjigjet. :Jam kamariere, por kam studiuar per drejtesi! Shton dhe per pak desh u mbyta me kafen ne goje.
Nessun commento:
Posta un commento