Jam serish ne rruget e ketij qyteti, te cilin e urrej me shume cdo gje tjeter, e urrej sepse me mori shume edhe pse i dhashe shume, me mori gjysmen e fytyres, me mori jeten time, fytyren e embel te vajzes time, perqafimin e ngrohte ne mbremje pas pune te gruas, me mori buzeqeshjen dhe konceptimin e jetes plot ngjyra.
E urrej kete qytet, sepse urrej njerezit qe mban brenda tij, urrej kurvat qe bredhin kapur perkrahu me dashnoret e mbuluar nga dhjami, por edhe nga paraja, femrat qe jane mbeshtjellur nga materializmi. Meshkujt qe nuk jane te zote te bejne nje femer per vete me mencuri, por me forcen dhe bukurine e paras, deshtake te pasur.
Urrej cdo njeri qe shikon nje njeri ne nevoje dhe nuk e ndihmon vetem sepse eshte i varfer.
Urrej njerezit, qe shoqerine kane filluar ta ndajne ne kategori, ata qe kane interes dhe ata qe nuk kane asgje per t'i shtrydhur. Njerezit kane filluar te qendrojne larg njerezve qe nuk vishen bukur, qe nuk kane parfume te shtrenjta, rrobe te shtrenjta, ore te shtrenjte, celular te shtrenjte, makine te shtrenjte, duke harruar cmimin e larte te nje shprti te paster.
E urrej kete bote te ndyre, qe i ka bere kafshe njerezit, i ka bere sende qe ecin, ka shemtuar shpirtin e ketij qyteti dikur te bukur.
I urrej kaq shume njerezit.
Nuk eshte bardh e zi ky qytet per mua, jo, eshte i zi terr, sikur uji i pusetave te jashqitjeve u ka rene njerezve mbi koke dhe i ka mbuluar shpirtin me pisllek. Jane bere te gjithe krimba qe shtypen per pak sukses, per pak fame, per pak lek.
Me vjen te vjell kur i shoh teksa shqyhen duke u shkerdhyer moralisht per disa lek, i urrej kur i shoh tek shkerdhehen moralisht per nje pune, mikut, ministrit, mikut te ministrit, dashnorit te gruas, dashnorit te vajzes, pse? Per pak lek.
Bote e nxire, njerez te dhjere.
Bote e mykur.
Megjithate ka edhe njerez te mire, por jane ne fund te garrumbullit, nuk bejne dot ze, por edhe nese bejne askush nuk mund t'i degjoj sepse zeri nuk arrin tek veshet e...!!! Oh por s'ka ku arrin zeri tyre jo, nuk ka kush kush i degjon, sepse nuk ekziston askush qe te degjoi hallet e tyre, jane te gjithe te zene duke u mbytur ne egoizmin e tyre, duke u mbytur ne erresiren e botes moderne.
Njerezit e mire sot jane si ajo bleta, e cila ka nevoje per lule qe te ushqehet, por nuk ka me lule, nuk ka me gjelberim, ka vetem gjemba, asfalt, pallate qe te marrin mendjen dhe te pengojne diellin te te ngrohi pak shpirtin.
Ndonjehere me duket sikur ferri ka zbritur ne toke, ndonjehere sikur kemi qene gjithmone ne ferr dhe here te tjera sikur ferri eshte ne nivel me te ulet se bota jone.
Mes ketyre njerezve jam edhe une, ndoshta jo i mire, ndoshta jo shenjtor, ndoshta jo engjell, por s'jam i lyer me te njejten balte te zeze si ata, si ata njerezit me kollare, si ata me kostume, s'jam si ata, qe kane duart deri ne fyt me gjakun e virgjereshve te derguara per prostituta jashte vendit, te cilat fillojne punen me pahir qe 13 vjece.
S'jam i dehur nga korrupsioni, as nga pushteti.
S'jam shenjtor, por as shkerdhate si keta nuk jam, qe kane miq qe i quajn vellezer dhe nga ana tjeter i pallojne gruan kur nuk jane ne shtepi.
Dhe une gjendem ketu, ne mes te llumit dhe te erresires, ne kete qytet ku gjenden edhe njerezit qe me moren esencen e jetes, dy buzeqeshjet me te bukura, qe me jepnin shprese se kjo bote kishte dicka te bukur, ndersa sot jam i humbur ne terr.
Ne cdo hap qe bej, me uket sikur ka sy qe me vezhgojne, qe me ruajne, jo se me duan te miren, por se duan te me bejne keq. Ndoshta jam bere me fiksime, shoh dhe mendoj gjera qe nuk ekzistoj, por keshtu me duket, sikur me cdo tarace te shtepive eshte dikush qe po pret momentin e duhur per te me kafshuar shpirtin.
Megjithate frike nuk kam, dikur kisha frike sepse kisha cfare te humbisja, sot jo, sot nuk kam frike, sot jam aq i pameshirshem dhe i patrembur sa do pija gjakun e atyre qe me vrane vajzen dhe gruan, do i gatuaja ne tave dhe do i haja duke pire vere te kuqe.
Kam urrejtje brenda vetes, urrejtje qe perzihet me dhimbjen dhe krijojne djallin brenda meje.
Une jam Zhak, nje detektiv qe beri buje per 5 vite rresht ne zbardhjen e shume ceshtjeve, por ne fund te vitit te 5 ne karriere rash, u rrezova aq keq sa nuk e gjeta dot me fuqine per t'u ringritur.
Ishte 17 Nentor, kur une vdiqa, po po vdiqa! Vdiqa ne shpirt, ne qenien time kur pash nje vrime plumbi ne ballin e vajzes time 6 vjecare, e cila qe drite ne syte e mi. Ajo ishte si nje parajse brenda shtepise, me mbushte me jete kur e degjoja teksa qeshte dhe vraponte drejt meje me krahet e hapura duke m'u hedhur ne qafe.
Me tutje, ne deren e guzhines, gruaja ime qe mbeshtetur ne dere dhe qendronte ne kembe, e heshtur, e bardhe ne fytyre, duart i kishte te lodhura dhe i mbante varur, ndersa floket te zhubruitura. Dy thika guzhine e mbanin fort pas deres, dy thika qe kishin depertuar ne trupin e saj. Ne dore mbante nje leter te lyer me gjak "Dhurate per festat e fundvitit" shkruante ne letren e perlyer me gjak.
Une jam Zhak, nje detektiv i deshtuar, dikur i gjalle, sot i vdekur.
Nessun commento:
Posta un commento