mercoledì 18 giugno 2014

"Gruaja me taka te kuqe" Kapitulli nr 3

Shiu pushoi. Nxjerr koken nga tenda dhe drejtoj shikimin per nga qielli. Eshte i erret, me shllunga resh qe duken si tym i zi, thua mos valle eshte pasqyrimi i botes tone? Mos qielli eshte nje pasqyre gjigande dhe tani po pasqyrohemi? Duket sikur po.
Po shkund floket nga uji dhe po vazhdoj te eci perpara, nje rruge e gjate me pret, te jetoj nje jete pa deshiren time, leshtu eshte kur je frikacak dhe ke frike ta shkrepesh kur ja ke drejtuar vetes, te kesh frike te fusesh koken ne litarin qe tundet ne mes te dhomes. Eshte kaq e veshtire ndonjehere te jetosh jeten kur nuk e do, si dicka qe ta japin ta hash pa deshiren tende, sepse ty nuk te haet me, nuk do te hash me sepse ke ngren boll, por je i detyruar te hash edhe pak.

Po shikoj makinat qe kembehen me njera tjetren ne kryqzimin perballe. Nuk eshte larg zhurma e zemres se qytetit, mund ta ndiej aromen e naftes dhe benzines, e cila perzihet me eren e pusetave te hapura duke krijuar nje ajer asfiksues. E ndiej kete ajer cdo here e me shume qe i afrohem qenders se qytetit, jam vetem pak hapa larg, ajri behet me i rende, zhurma makinash, muzike e larte qe vjen nga diskot qe jane nje ne cdo dy hapa.
Dal nga ajo rrugice e zeze dhe futem ne nje qytet te ndricuar, por me i zi se ajo rrugice e erret.
Shoh njerez, qe kane mbushur rruget plot, ne fakt me ngjan si nje parade prostitutash. Kudo femra te zhveshura, sepse nuk mund t'i quaj kurresesi te veshura kur me teper kane nxjerre sesa kane mbuluar.
Gjoksi gati sa nuk po u shperthen nga rripat e holle me te cilat i kane lidhur, po t'i shohesh me kujdes ve re se nuk kane mbathje te veshura, te pakten shumica prej tyre, ndoshta ben vap, ose ndoshta ky vend eshte djegur.
Po eci mes tyre dhe ndersa e bej kete gje, me behet te shtrij ndonjeren ne mes te trotuarit, nuk kam faj, kam 5 vite pa prekur nje femer dhe keto duken sikur po me ofrohen me keto veshje.
Eci dhe mundohem te permbahem nga shperthimet seksuale, eshte kaq e veshtire te jesh i drejte ne kete vend me gjera te shtrembura moralisht.
Eci dhe shoh njerez, te cilet me duken te vdekur shpirterisht, por nuk kundermojne era ngordhesire, por era injorance. I shoh diten teksa flasin per vlerat e moralit, edukates ndersa naten dalin dhe i shkelin te dyja me kembe, jo sepse dalin per t'u argetuar, por sepse duken sikur po shkojne ne nje origji te madhe. Megjithate e drejta e tyre per t'u ndjere pak "Kurve" naten, sepse i ka lodhur ndershmeria e shtirur e dites, por me vjen inat kur ankohen se askush nuk te do per shpirtin qe ke, kur ne fakt nuk ekspozojne shpirtin por bythen dhe nuk po flas vetem per femrat.

Shpejtoj hapat per t'u larguar sa me shpejt nga ky bastardim i lirise se tepruar per t'u argetuar.
Ngadalsoj hapat sepse tashme jam larg asaj zhurmes se madhe, tani tek tuk mund te degjoj ndonje muzike qe vejn nga nentoka, ku ndodhen edhe vendet e mbyllura ku argetohet sot rinia.
Teksa eci paralelisht para nje bari, me shkojne syte tek dy vajza, njera prej te cilave po qan dhe po ankohet sepse ai sapo e la per dike tjeter, ndersa vajza tjeter i hiqte floket nga fytyra dhe i thoshte se do gjente nje tjeter me te mire se ai.
- C'ke qe shikon, manjak i ndyre! Me thote njera prej tyre dhe shpejtojne te futen brenda!
Leviz edhe une, por as disa metra me tutje, ne erresiren e qoshes se nje bari shoh nje djale, i cili sapo kishte filluar te ngulte shiringen ne damaret e krahut.
Largohem me shpejtesi dhe nuk dua te shikoj me, pash boll, qe tani i kam zili te verbrit.
Mbyll syte dhe eci drejt rruges, me shpresen se mos ndoshta ndonje njeri do behej zemermire dhe do me perplasi ne asfalt me makine, por per dreq askush nuk kalon.
Jam ne anen tjeter te rruges.
Eshte qetesi, me ne fund pak qetesi.
Sa bej disa hapa degjoj britmat e nje femre, :Mjaft te lutem, nuk duroj dot me, po bertet ajo, por dikush ja mbylli gojen, kushedi me ndonje shpulle, apo me ndonje grusht.
:Kurve, ja sec je, nje kurve e ndyre, me vjen nje ze mashkulli nga nje tjeter hyrje ne anen tjeter te rruges.
:Mos te lutem mos e bej, nuk kam dal fare nga shtepia, degjohet nje ze vajze dhe me pas nje zhurme shuplake qe degjohet me teper nga zeri saj i pafajshem.
:Ti me ate kurre, degjove? Kurre!, degjohet nje ze i rende mashkulli, e me pas nje e shtene arme. Tmerr, per nje moment doja te isha edhe i verber, por edhe i shurdher. Kjo nuk ishte bota qe lash para 5 vitesh, terri nuk ishte ngjitur kaq larte, ndersa tani qendron mbi fron.

Cdo gje me duket bardh e zi, besoj se djalli eshte denuar te jetoj ne toke, ferri eshte shkatrruar jam teper i sigurt.

Nessun commento:

Posta un commento