Gjithcka ndodhi per shkak te detyres time. Nje detyre qe me kushtoi shume, tre jete, timen dhe te familjes time.
Ajo me eshte lutur shume qe te heq dore, te distancohesha nga ajo pune, sepse telefonatat me kercenime ishin shtuar shume kohet e fundit, por kjo eshte e keqa ime, jam teper kokderr per te hequr dore. Ndoshta nese do kisha hequr dore sot bota nuk do me dukej kaq e erret dhe e ftohte, pavarsisht se ben ngrohte, pavarsisht se dielli del cdo dite, ben ftohte brenda meje, aty dielli nuk mund te futet dot kurre me.
Policia hetoi plot 2 vite per te gjetur fajtoret, por pa asnje sukses. Jam i sigurte se aty fshihet nje dore e madhe, e fuqishme, qe mbulon cdo shteg qe te dergon drejt fytyres se vrasesit, ose vrasesve. Nje dore e fuqishme, e cila komandohet nga nje njeri me maske, nuk mund t'ia gjesh dot fytyren, sepse eshte si mjergulla, qe sapo zbardh mengjesi largohet.
Pas 5 vitesh ne psikiatri sot gjendem serish ne kete qytet, me pallate te larte, me kisha dhe xhamia, ku brenda mbajne hajdute dhe mekataret me te medhenj te botes.
Jam ne kete qytet ku njerezit votojne per te zgjedhur se kush do i rrjepi lekuren per 4 vitet e ardhme, votojne per te zgjedhur njeriun qe do ia marri shpirtin dhe do i vjedhi sa te mundet.
Ne kete qytet ku shpresa ka humbur, rina eshte perulur perpara pertacise, dembelizmit, rehatllikut. Ku femrat nuk shikohen me si dicka e paster, por si objekte seksi, te cilat i shohin si prezevativet, i perdorin nje here dhe i hedhin tutje, por ka edhe nga ato femra, te cilat besojne akoma tek dashuria dhe genjehen, me pas perfundojne si prezevativat.
Nuk ka mundesi, ose zoti ka vdekur, ose ka hequr dore nga njerzimi.
Kane kaluar plot 5 vite qe atehere dhe ky qytet eshte tjetersuar. Atehere njerezit nuk ishin te gjithe te tille. Mbizotronte e mira tek ata, ndersa sot e keqa eshte ne pushtet dhe ka mbuluar driten me pelerinen e saj.
Po eci.
Gjithcka qe shoh duket bardh e zi.
Rruga duke e gjate. Disa neona ndricojne disa jo, ndersa disa te tjere here po e here jo, njesoj si ato skenat e filmave horror.
Nen driten e neonit shikoj oren, e cila shenon 02:30 minuta. Eshte vone, njerezit flene, djajt kane dal jashte. Edhe une.
Nje makine eshte parkuar ne qoshen e rruges. Stopat i ka te ndezur dhe jashte eshte dikush qe po qendron ne kembe.
Po eci paralel me makinen. Nje vajze rreth te 17-tave ka mbeshtetur fytyren ne xhamin e mbrapem te makines dhe shikimi saj duket sikur po therret per ndihme. Duart i ka mbeshtetur ne xham dhe here pas here mbyll syte fort.
Ndaloj, kthehem per nga makina dhe fus doren ne brez ku eshte pistoleta ime, e cila ka vite qe me ben shoqeri.
Dikush tjeter eshte brenda ne makine.
- Ben mire ta leshosh ndryshe t'i plasa trute ne xham, i them burrit qe ishte mbi te. Ai e leshon dhe del jashte makines duke ngritur pantallonat.
- Idiot, do me heqesh buken nga goja, po me thote ajo e acaruar duke m'u drejtuar me gisht. Duket teper e revoltuar.
Bej dy hapa mbrapa dhe me pas shikoj tipin tjeter qe po qendronte jashte, i cili po hiqte gjysmen e lekve qe kishte me dore dhe ja dha asaj.
Bej disa hapa mbrapa dhe filoj te largohem, nderkohe ajo vazhdon te me mallkoj duke me share me fjale nga me te ndyrat.
Po eci serish.
Ndermend me vjen vajza ime mbeshtetur pas nje xhami makine dhe po renkon. Me vjen te vjell por nuk di se ku, eshte gjithandej pis.
Bie ne gjunje ne asfalt dhe nxjerr c'ka kam brenda. Nga syte me dolen lot.
Nuk do lejoja kurre qe ajo te behej e tille, ndoshta do e bente nga nevoja? Nga halli! Jo, nuk do e lejoja deri ne ate pike.
Ngrihem serish dhe filloj te eci. Eshte gati per shi, ne qiell degjohen bubullima. Shkrepimat duken sikur po me fotografojne. Pikat e para me bien ne fytyre. Ngre koken lart dhe lejoj qe te lagem, te lahem nga ai shi dhe shpresoj qe shiu te laj edhe zemrat e njerezve, shpirtin dhe mendjet e tyre.
Po eci neper shi. Jam lagur aq shume sa po me duket vetja i rende. Ne fund te rruges shikoj nje tabele me drite te kuqe qe fiket dhe ndizet here pas here. Nje vend i mire per te pritur qe shiu te pushoi.
Ndaloi poshte tendes dhe pres, por shiu duket sikur nuk ka ndermend te ndaloi me per sonte.
Folket i kam qull dhe jo vetem floket, jam lagur kudo. Ndiej bulzat e ujit qe me rreshqasin neper fytyre dhe bien poshte.
Ndermend me vjen ajo, gruaja ime, e shtrenjta ime kur me buzeqeshte sa here kthehesha nga puna shendosh e mire, i ndriconin syte.
Me vjen ndermend e qeshura e saj kur nje mbremje erdha i lagur ne shtepi, ajo qeshte dhe me thoshte se dukesha si nje gjel i lagur dhe nuk pushonte se qeshuri edhe pse une mundohesha t'ia mbyllja gojen me dore, as kur e shtrengoja fort, por vetem kur e puthja dhe pastaj ajo lagej ne trupin tim duke bere dashuri mbi divan.
Mes bulzave te ujit, ne fytyre ndiej edhe lot, dallojn nga pikat e shiut sepse jane te nxehte dhe jane te kripur kur me bien ne buze.
Eshte e tmerreshme, nuk e duroj dot kete realitet, nuk isha gati per te dal nga spitali ku isha, por dikush kishte kerkuar me kembngulje qe une te dilja, ndoshta sepse me donte prane, ose ndoshta sepse kerkon koken time ne pjate.
Nessun commento:
Posta un commento