mercoledì 18 giugno 2014

"Gruaja me taka te kuqe" Kapitulli nr 4

Me vjen keq, qe dashuria paska vdekur. Nuk po shikoj nje cift te kapur perdore, nje cift te puthen fshehurazi te tjerve, jo, pash vetem njerez qe bejne seks si qent mbrapa kazanave, neper sendilje makinash, neper qoshe te errta. Sa gjynah, dashuria paska vdekur, po tani cdo behet? Kjo bote pa dashuri me duket i nje pranvere pa lule, si nje bote pa ngjyra, pa shi, pa ylber, pa diell, vetem gri qe te merr frymen.

Shtepia nuk eshte larg, dua te futem aty dhe te mos dal me kurre, kam frike te jetoj, ndihem kaq shume vetem, sikur jam ne mes te erresires, sikur me kane braktisur diku ku nuk ka me njerez.
Sa kohe pa shkelur ne oborrin e pallatit, i cili dikur ishte me lule, ndersa sot qenka betonizuar.
Pallati duket i shkrete, asnje drite ndezur, pervec nje llambushke qe mundohet te bej pakez drite tek shkallet, duket njesoj si shprese ajo drite, e venitur, por jo e shuar.
Ngjis shkallet i lodhur dhe teksa ngjitem lart degjoj te qara femijesh qe vijne nga njera ane, renkime kenaqsie nga ana tjeter, britma ndihme nga ana tjeter, gra qe rrihen, perdhunohen, vriten dhe askush nuk eshte aty per ndihme.
Ngjis shkallet me shpejtesi sepse nuk i duroj dot keto zera, ah sa qete isha mes te cmendurve ne spital.

Mundohem te hap deren me celsin e vjeter, por eshte e veshtire sepse u be kohe pa u hapur kjo dere. Me ne fund celsi kerciti dhe dera u hap, futem brenda dhe per nje moment po prisja, po prisja qe ajo, vogelushja ime te vraponte drejt meje, une te hidhja canten ne toke dhe ta merrja mes krahesh duke e perqafuar, me pas te puthja faqet e saj te mbushura, duart e buta dhe ta perkedhelja tek koka sic beja gjithmone.
Po prisja qe zeri embel i sime shoqe te me terhiqte vemendjen drejt guzhines :Erdhe i dashur? u lodhe? Je mire? Ke ngrene? Do te ferkoj pak qafen? Do me perqafosh? Me mori malli.
Por asnje ze, vetem qetesia mbytese dhe erresira mbizotronin.
Ngrita celsin e drites dhe perpara m'u shfaq shtepia ime, kolltuku ku uleshim te tre, ajo ne prehrin tim ndersa vajza ne prehrin e saj dhe shikonim televizor. Tryeza, ne te cilen kishim bere aq shume here dashuri sa nuk mbahet mend. Me pas syte me shkuan tek qoshja ku ajo gjendej e mbeshtetur, me nje plumb ne koke dhe me fytyren e mbuluar me gjak.
Bie ne gjunj, lotet po me djegin syte, bien mbi parmak duke shtyre tutje pluhurin.
:Me fal qe te vrava, me fal, ulerij dhe godas fort dyshemen duke e shkundur nga pluhuri qe e kishte mbytur. Ngre serish koken dhe ajo eshte po aty, e gjakosur, me duart e shtrira ne dysheme, aq e vogel dhe e pafajshme. Mbas nje perpelitje sysh ajo zhduket dhe jam serish vetem, ne nje shtepi ku dikur kishte te qeshura dhe zhurme pafund, ndersa tani heshtja te ha shpirtin me dhembet e saj te mprehte.

Drejtohem per ne banjo dhe shtyj deren, hap rubinetat e ujit dhe shtrihem ne vaksen e pluhrosur. Uji i ftohte po me mbulon trupin, me ben te ndihem gjalle dhe kjo eshte ajo qe me dhemb me teper, te ndihem gjalle.
Pak nga pak uji fillon te derdhet nga vaska, ndersa une shtrihem deri ne fund dhe per nje moment zhdukem nga kjo bote e ndyre.

Po mendoj se cdo bej, dikush duhet te paguaj per dhimbjen time, nuk dua hakmarrje, sepse asgje nuk ma kthen me jeten qe kisha, dua vetem te shikoj ne sy personin qe kishte djallin brenda vetes sa pati guximin te qellonte ne koke nje femije, e pranoj, me vjen ta shqyej nese e kam perballe, ta ha te gjalle, t'ia pi gjakun me gote vere, e me pas te ngre dolli per vdekjen, kete kurve plake qe nuk fal asnje, por ate dua ta shoh ne sy, te pakten nje here.

Mbyll syte dhe pak nga pak fryma po me mbarohet, nje gjendje e pergjumur po me ze, dua te rri ketu brenda derisa te vdes.
:Babi, degjoj nje ze. :Ngrihu babi, bucet edhe me teper ne koken time dhe dal nga uji i trembur, hedh syte perreth, por askush nuk eshte, askush.

Dal nga vaska me rroba te laguara dhe ashtu duke kulluar shkoj drejt tek canta ime, nuk eshte hera e pare qe degjoj zera te tille, eshte zeri saj, i sime bije. Doktoret me thone se e kam psiqike, por eshte ze kaq real, megjithate duhet te pi ilacet, ndryshe kaloj serish ne depresion.
Kam veshur serish kemishen time te preferuar, me rri pak e madhe tani por prap mbetet e preferuara ime, ajo gjithmone me thoshte se me shkonte me teper se cdo kemishe tjeter dhe ndaj e vishja gjithmone, sepse asaj i dukesha i bukur.
Po me vjen gjume. Kisha kohe qe nuk shtrihesha ne shtrat kaq te bute, ne shtratin ku ngjizem vajzen tone, ku jemi perqafuar pas cdo grindje, kemi bere dashuri, kemi qeshur e kemi qare.

Dikush sapo hapi deren.
Po ja degjoj hapat teksa afrohet.
Ecen ngadale, pa frike, ka kepuc te zeza, arrij te shikoj majat e tyre poshte deres se dhomes.
Dera po hapet edhe me shume.
Nuk leviz dot, jam bllokuar.
Gryka e pistoletes del ne pah dhe dera shtyhet edhe me shume. Ne fytyre ka nje maske te bardhe, sy te erret, me te erret se netet pa hene.

Nessun commento:

Posta un commento