lunedì 23 giugno 2014

"Gruaja me taka te kuqe" Kapitulli nr 7


Ajo po qendron e ulur ne karrige dhe duket teper e nervozuar.
Here pas here shikon oren, shfryn dhe hedh syte per nga dera.
Po pret dike mesaduket, dike qe e ka merzitur shume me vonesen e tij. 
Qendron drejte dhe me kemben per mbi kembe. Mundohet here pas here te buzeqeshi, por nervozimi duket qarte ne fytyren e saj.
Ka buze te mbushura dhe te kuqe si petalet e lulkuqeve ne qershor. Sy te medhenj.
Hunde te rumbullaket dhe fytyre te zgjatur paksa me mjeker te theksuar.
Shikimin e ka teper turbullues dhe epshndjelles, vetem duke e shikuar te ngjall deshiren per te mos ia shkeputur kurre me shikimin.
Fustan i ngushte i cili nxjerr ne pah linjat e saj perfekte, i hapur mjaftueshem sa gjysma e gjoksit saj te dal ne pah, duket sikur nga momenti ne moment do shpertheje dhe do e grisi ate cope te holle fustani.
Kofshet e saj duken te lemuara dhe me lekure te tendosur, te ngjitura me njera tjetren behen edhe me teper te provokuese.
Floket e zinj shtrihen mbi supet e saj krenare dhe te lirshem.
Po me shikon.
Merr nje cigare nga paketa dhe e vendos mes buzeve te saj, nderkohe po me shikon akoma. Nuk m'i ndan syte.
Cigaren nuk e ndez por e mban mes buzeve e here mes gishtave si per t'u c'tensionuar.
Me buzeqesh embel me cigaren ne goje dhe me pas hedh syte per nga dera, nga e cila futet nje burre i kollarisur, me kostum te bardhe dhe teper elegant!
Fytyre e pare, diku e kam pare ne televizor por nuk me kujtohet se ku.
Drejtohet per tek ajo dhe me pas ulet ne karrige pa e pershendetur.
Fytyra e saj behet akoma me e eger. Duket qe po zien nga nervat.
Dicka sec po thone me ze te ulet dhe duken sikur nga momenti ne moment do goditen me njeri tjetrin, por ajo nuk ia zgjat me dhe ngrihet ne kembe, merr canten e saj te bardhe dhe i kthen kurrizin.
:Mbaheni edhe si te perpikte ju meshkujt, thote ajo me gjysem zeri dhe me kalon gati ngjitur.
Aroma e saj me perplaset ne fytyre.
Me duket sikur jam mes tufash lulesh.
:Te marrte dreqi edhe ty! , degjoj zerin e saj. Kthej koken dhe e shikoj te ulur duke u munduar te rregullonte taken e cila i kishte rreshqitur nga kemba.
Po mendoj ta ndihmoj, por nuk e di, ndoshta do me refuzoje ndihmen dhe me ato nerva qe eshte mund edhe te me shaje.
Ajo arrin te ngrihet vete ne kembe dhe fillon te largohet duke trokitur takat fort ne pllakat e dyshemes, sikur donte te tregonte pushtetin qe kishte, se sa shume rendonte.
:Ti e di qe kam aq ne dore sa te bej te me lutesh, degjohet zeri i burrit veshur me te bardha.
Ajo buzeqesh plot ironi dhe mbasi ndez cigaren, drejtohet per nga ai.
:Ndersa ti e di qe une te rrotulloj si te dua dhe ti as qe e merr vesh, ia kthen ajo dhe largohet nga restoranti.
Ai u ul ne vendin e tij dhe duket teper i nervozuar. Me shikon dhe per nje moment syte i zmadhohen, duket sikur ka shikuar vete djallin!
Kalon doren neper floke me pas largohet duke nxituar.

Nderkohe dora e 50 vjecarit vazhdon te futet here pas here mes kofshave te 20 vjecares dhe ajo i buzeqesh embel, dashuria nuk njeh moshe do thoshte ndonje liberal, ndersa une them se leku nuk njeh moral.
Le bakshish per kamarierin, rrembej canten dhe dal sa me shpejt nga ai restorant.
Po eci ne trotuar, njerez me shume fytyra ikin dhe vijne, te tjere te pafytyre e disa te tjere duken sikur kane humbur veten dhe nuk dine nga shkojne.
Me ben cudi se si mund te humbasi nje dosje krimi ne polici, me siguri duhet te jete ndonje polic hajdut, ose te gjithe ndoshta!
Megjithate dicka me thote se dikush eshte kujdesur qe ajo dosje, te jete zhdukur ne nje menyre sikur kurre nuk ka ekzistuar. Por diku duhet te jene edhe provat e mbledhura te ceshtjes, gjurmat e gishtave ne thikat e gjetura te ngulura ne barkun e sime shoqe, ndonje deshmi deshmitaresh apo qofte edhe dicka e vogel duhet patjeter te ekzistoje.
Po nisem drejt prokurorise, ku shpresoj se dikush duhet te kete informacionin minimal per provat dhe vendndodhjen e tyre.
Sapo arrij aty dikush ndalon nga supi dhe me kthen perballe vetes. Nje burre me floke te rena, kokmadh dhe faqe fryre. Me duket fytyre e pare, pastaj e shikoj edhe per pak dhe me kujtohet, eshte K... nje ish koleg i punes! Nuk futem fare ne prokurori, sepse me thote se askush nuk do me ndihmonte, por me drejtoi per tek magazina dhe se do lajmronte dike ne telefon qe te me lejonte te futesha brenda.
Po shkoj ne adresen qe ai me dha.
Po ben vape. Pluhuri qytetit perzihet me avullin dhe krijohet nje ajer mbytes si te ishte balte.
Futem ne magazine dhe fale mikut tim K... marr kutine e provave te ceshtjes dhe me ne fund do mund te hedh drite mbi njerezit qe vune dore mbi familjen time.

Nessun commento:

Posta un commento