E trishte? Jo, eshte e tmerrshme, te shikosh nje njeri me shkolle te punoje kamariere, ndersa neper gjykata, ministri dhe neper shume instutucione te tjera, shume njerez nuk kane as shkollen e mesme.
E pertyp edhe kete gje, fundja po mesohem pak nga pak me kete realitet, po me mbeshtjell edhe mua me mantelin e tij te embel por plot helm.
Syte me shkojne nga televizori, i cili gjendej i mbeshtetur ne faqen e murit. Ne titra pasqyrohet nje lajm "Nena vret vajzen e saj me pas veten" ndiej se kam nevoje te pi ilacet, ndryshe do kaloj ne depresion, marr dy kokrra dhe i pi me goten e ujit, me pas ngre syte serish nga televizori "Babai vret vajzen shtatzane, e vrava per ceshtje nderi dhe nuk jam penduar" tmerr, ilacet nuk me bejne efekt, truri mbrapa ka filluar te bej si nje lavatrice e dale nga kontrolli, nje tjeter lajm "Djali vret nenen me sopate" nje tjeter "Vret vajzen dhe e gropos para shtepise" nje tjeter "Burri vret gruan, babai perdhunon vajzen sistematikisht, babai le vajzen shtatzane, dhunohen seksualisht dy djem te vegjel nga nje i moshuar" mjaft, mjaft, eshte teper per mua! Perplas goten mbi tavoline. Mjaft, me ktheni ne psikiatri
Le nje shume parash, nuk e di sa, por le mjaftueshem sa te mos me vrasin pse nuk e paguajta dhe marr canten dal jashte.
Ilacet jane te pashpresa per te bere efekt.
Fryn ere.
Dikush po lag trotuarin me zorre uji.
Ndaloj dhe lag fytyren per te ardhur ne vete! Sapo heq duart nga syte degjoj nje ze mashkulli
:Ca ke qe shef?, ngre koken dhe ve re dy meshkuj qe duken si dy gjela ne nje duel.
:Pse eshte e ndaluar te shikosh ty?
:A e di me ke po flet?
:Po ti a e di kush jam une?
Kush je ti kush jam une, degjohet nje e shtene. Njeri prej tyre dergjet i shtrire ne mes trotuarit ne nje pellg gjaku ndersa tjetri vrapon duke u larguar.
Zhurme.
Njerez qe bertasin dhe vrapojne.
Askush nuk afrohet.
Nuk ka polici pa kaluar 20 minuta duket sikur duan te sigurohen mire qe ka vdekur, qe autori te jete larguar mjaftueshem pastaj te vijne.
Largohem qe aty dhe me duart ne koke drejtohem per tek komisariati i policise.
Futem brenda dhe ne momentin e pare qe ve kemben ne koridor, nje dore me mbeshtetet ne sup.
:Zhak?
Eshte shoku im i ngushte. Qenka shendoshur kaq shume!
Ne kraharor mban graden e komisarit. Fundja e meriton, ka qene gjithmone besnik i partise ne pushtet.
Mbasi u pershendetem dhe u cmallem per pak minuta me tregon se dosja e ceshtjes se familjes time cuditerisht eshte zhdukur 3 vjet me pare, por ai me kerkon qe te mos shqetesohem sepse gjerat do behen me mire, me pas me shtrengon doren dhe largohet.
E cuditshme! Jo, do thoja normale me gjithe keto gjera qe me kane zene syte keto oret e fundit. Ta kisha ditur nuk do dilja kurre nga ai spital me te cmendur per te jetuar mes atyre qe jane vertete te cmendur dhe kete menyre jetese e quajn normale.
Dikush me pushtet ka arritur te fusi duart mbi dosjet e policise, megjithate me premtoi se do me ndihmonte.
Ndoshta per te tjeret vdekjet, vrasjet, vjedhjet jane bere normale, por jo per mua, jo per mua qe me dhemb vdekja e vajzes dhe e gruas time, nuk eshte aspak normale, s'mund te jete normale dicka anormale, kurresesi.
Dhe teksa drejtohem per ne restorantin me te afert shoh djem te rinj me koken gati te qethur, sikur te kene dale nga burgu, ose vertete kane dale nga burgu ose te dukesh si kriminel eshte bere mode!
Shtyj deren e restorantit dhe po futem brenda!
Me ne fund pak qetesi, pak njerez te edukuar dhe te rafinuar!
Po i shikoj te gjithe me rradhe, flasin me ze te ulet dhe qeshin lehte.
Nga dera futet nje burre rreth moshes 50 vjecare! Kostum i shtrenjte, kepucet po ashtu, celular i shtrenjte, ora e floririt i shkelqen ne dore, ndersa ne doren tjeter ka te mbeshtjellur doren e brishte te nje vajze rreth te 20-tave, e cila ka veshur nje pale taka te larta, fustan te ngushte dhe fytyren e ka te bastarduar nga truku, megjithate eshte bukur te shohesh at e bije te drekojne se bashku, une e kam enderruar gjithmone dicka te tille, qe te drekoja me Klejden time.
Ulen ne tavoline dhe i shikoj here pas here teksa qeshin! Buzeqesh dhe une me to, me behet qefi, gezohem, por me pas me ngrin buzeqeshja ne fytyre kur shoh doren e tij, qe nga poshte tavolines futet mes kofshave te saj! Per pak desha te vjell mbi tryeze, por gota e ujit e shtyn serish poshte te gjithe ushqimin qe kerkon te dal jashte. Nje dashnore 20 vjecare per nje 50 vjecar! Normale duhet te jete edhe kjo gje perderisa drekojne ne publik, ndoshta jam bere teper paragjykues, cdo njeri ka te drejte te shkerdhehet moralisht ne menyren me te piset qe ekziston. Po, jam bere teper paragjykues, turp te me vije.
Por mes gjithe atij bastardimi te moralit, vemendjen ma terheq nje zonje e cila sapo u fut ne restorant.
Trup i drejte dhe i formuar ne menyre perfekte, fustan i gjate qe gati sa nuk prek dyshemen, i hapur paksa mes kembeve, flok te drejte dhe te zinj, ndersa ne dysheme binin me shume ne sy takat e saj te kuqe, qe perplaseshin fort me pllakat dhe krijonin nje zhurme qe prishte qetesine, por zhurme plot melodi. Po ulet dy tavolina me tutje nga une dhe e kam perballe! Cuditerisht nuk po ja heq dot syte, ka nje shikim epshndjelles dhe duket teper e mistershme!
Eshte vetem, nuk ka mundesi qe nje zonje e tille te drekoj vetem, ose ndoshta eshte zonjushe, kushedi.
Nessun commento:
Posta un commento